RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

VMRO: “Adem Demaçi” nuk ka asnjë lidhje me Shkupin

vmro:-“adem-demaci”-nuk-ka-asnje-lidhje-me-shkupin

Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese ka dalë kundër emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” që u përurua dje në Çair.

Sipas kësaj partie, Këshilli i Qytetit të Shkupit para dy vjetësh pa asnjë debat, pa konsultim me qytetarët dhe në në mënyrë të dhunshme ka ndryshuar emërtimin e pothuajse 500 rrugëve dhe objekteve të tjera në qytetin e Shkupit.

“A e dinë të paaftët nga qeveria e LSDM-së se kryeqytet i kujt është Shkupi, Maqedonia apo ndonjë shtet tjetër? Dje në Shkup, pa asnjë simbol maqedonas dhe me pompozitet të madh dhe në prani të një kryeministri të një shteti tjetër, rruga Brigada e Dytë Sulmuese Maqedonase u emërtua me emrin e luftëtarit kosovar Adem Demaçi.

Rruga mban emrin e Demaçit, i cili nuk ka pika kontakti as me historinë e Maqedonisë dhe as me Shkupin, por kishte ideale nacionaliste të lidhura me vende të tjera. Prandaj pyesim nëse këshilltarët e LSDM-së e dinin se për çfarë votonin në vitin 2021 në Këshilli?“, pyesin nga VMRO-DPMNE. /shenja

Related posts

Stoltenberg arrin në Kosovë, takohet me Osmanin

rezart morina

Zëvendëskancelari i Gjermanisë viziton Ukrainën

rezart morina

Borrell pas takimit me Ramën: Vendeve të BE-së po u humb durimi nga tensionet Kosovë-Serbi

rezart morina