Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE-ja duhet të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën.
“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo në një konferencë për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.
Von der Leyen theksoi se Rusia kishte shkurtuar 80 për qind të furnizimeve të saj me gaz në BE që nga fillimi i luftës, por blloku e kishte kompensuar duke diversifikuar furnizuesit e tij.
“Puna e vështirë ka dhënë rezultat. Çmimet e gazit janë më të ulëta tani se përpara pushtimit të Rusisë”, nënvizoi ajo. /euronews
Dear @SwedishPM, you have made Ukraine the 1st priority of your presidency.
Russia’s imperial war also showed that we need to take greater responsibility for our collective security.So I welcome your ambition to strengthen EU security & defence policy ↓ https://t.co/D7Pdv9EPIR
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 13, 2023