RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e Veriut: Jam i bindur që po vijnë ditët e mira

voton-kandidati-i-vv-se-per-mitrovicen-e-veriut:-jam-i-bindur-qe-po-vijne-ditet-e-mira

Erden Atiq, kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut ka votuar tek qendra e votimit te Komuna e re.

Ai pasi që ka votuar ka thënë se është i bindur që po vijnë ditë të mira për Mitrovicën e Veriut teksa i ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

“Unë sapo votova, sapo e kreva obligimin qytetar. Shprehi mundësinë me i bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës Veriore që me dalë me votu në numër sa më të madh, me e përkrah kandidatin të cilin ata mendojnë që është më i miri. Unë jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë më në fund ditë të mira. Kanë përfunduar ditët kur komuna veriore u përmend vetëm në konotacion të keq. Jam i sigurt që ditët e mira për Mitrovicën më në fund po vijnë”, ka thënë Atiq para gazetarëve.

Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit. Kandidatët për këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Related posts

“Mos e bëj”- Biden paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin

admin

Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë

admin

Pronat e sekuestruara në veri të Milan Radoiçiqit i kalojnë në menaxhim Policisë së Kosovës

RTI