Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka votuar sot në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Me këtë rast ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Pas votimit në një prononcim për mediat, Berisha iu bëri apel shqiptarëve që të marrin pjesë në votim.
Ndër të tjera ai theksoi se nesër Shqipëria arkivomn monizmindhe sipas Berishës kjo është fitorë për demokracinë shqiptare.
“Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore.
Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime.
Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.
Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh.
Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.
Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare” ka thene Berisha.