Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se dy gazetarë të tjerë palestinezë u vranë nga bombardimet izraelite, transmeton Anadolu.
“Gazetarët Ahmed Abu Abse dhe Hannan Ayyad ranë dëshmorë nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Zyra Mediale e qeverisë.
Në deklaratë, e cila përfshinte fotografi të gazetarëve Ayyad dhe Abu Abse, theksohet se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 89.
Dje, Zyra Mediale deklaroi se Izraeli “vret me dashje gazetarët në Gaza për të heshtur narrativën palestineze, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë deri te opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”.