Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma në periferi të Shkodrës.
Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ku për pasojë i vdekur ka mbetur një person, raportojnë mediat nga Shqipëria.
Vrasja ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ku personi i vrarë mësohet të jetë një 33-vjeçar, banues në fshatin Hot i Ri.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.