RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëSport

Vriti, zhduki shqiptarët – Serbët në Vjenë, thirrje fashiste pas humbjes nga Zvicra – VIDEO

vriti,-zhduki-shqiptaret-–-serbet-ne-vjene,-thirrje-fashiste-pas-humbjes-nga-zvicra-–-video

Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua mbrëmë nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake

Tifozët serbë e përjetojnë çdo humbje kundër Zvicrës në futboll si një humbje përballë shqiptarëve. Kështu ka qenë edhe në natën e të premtes kur përfaqësuesja e tyre është mposhtur 3-2 nga zviceranët dhe është eliminuar nga Botërori 2022.

Ata e kanë përjetuar shumë keq këtë sfidë dhe shembulli më i qartë është ai që ka ndodhur në Vjenë.

Një grup i madh tifozësh serbë kanë dalë në rrugë pas ndeshjes dhe kanë filluar me thirrje nacionaliste, për të vazhduar më pas me sloganet e dhe koret e fyerjet kundër shqiptarëve.

Thirrjet fashiste “ubi, ubi” që kujtonin shumë thirrjet në Beograd në ndeshjen ndaj Shqipërisë, janë dëgjuar mbrëmë edhe në rrugët e Vjenës. “Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake.

Gazeta heute.at, e cila ka raportuar për këtë ngjarje që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ottakring në Vjenë ka shkruar se një gjest i ulët në këtë ndeshje është dëgjuar edhe nga trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç. “Në duelin ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, gafë verbale ka bërë edhe shefi i ekipit serb, Dragan Stojkoviq. Gjatë lojës ai u pa qartë duke sharë me nënë shqiptarë, kur rezultati ishte 2-1 për serbët. Më këto fjalë, ai ka aluduar për dy zviceranët Xhaka dhe Shaqiri, të cilët kanë rrënjë shqiptare”, shkruan heute,at, përcjell albinfo.at

Related posts

Anija “SOS Méditerranée” shpëton rreth 470 migrantë në Mesdheun qendror

admin

Itali, katër persona humbin jetën nga zjarret në rajonet jugore

rezart morina

Xi bën thirrje për mbrojtjen e biodiversitetit në samitin e OKB-së

admin