Frank Wisner, ish-përfaqësues special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, u shpreh i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova qëkur ka shpallur e pavarësinë.
Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, të mërkurën, tha se për këtë “ua heq kapelën të gjithëve”.
“Kur shoh përgjatë këtyre 14 vjetëve, nuk kam për të shtuar asgjë përveçse kënaqësisë për atë se çka kanë arritur kosovarët dhe Kosova. Unë besoj se ju keni një demokraci vibrante, me media të lira, sundimi i shtetit ligjor në mënyrë të vendosur po zbatohet. Ua heq kapelën të gjithëve për këtë. Më shumë vëmendje në ekonomi do të ishte e mirëseardhur, por ju keni ndërtuar një shtet funksional të respektueshëm. Dhe do të dëshiroja të thosha të njëjtat gjëra për Serbinë, por që mendoj se është zhytur në të kaluarën, duke mos pasur vullnet të pranojë se faqja e historisë është ndërruar, dhe se nuk ka kthim të statu-quo-së ku ishte, e kur Kosova ishte pjesë e Serbisë”, u shpreh Wisner. /koha