RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

WRRF: Ndryshimet klimatike dhe rritja e popullsisë çojnë në shtim të përmbytjeve

wrrf:-ndryshimet-klimatike-dhe-rritja-e-popullsise-cojne-ne-shtim-te-permbytjeve

Ndryshimet klimatike dhe rritja e popullsisë po ushtrojnë presion mbi punimet e trajtimit të ujërave të zeza duke çuar në mundësinë e rritjes së përmbytjeve dhe ndotjes, sipas një studimi të ri.

Monitorimi i Objekteve të Rikuperimit të Burimeve Ujore (WRRF) në kompanitë e ujit të Southern Water dhe Thames Valley ka gjetur ndryshime në mjedis dhe popullsia po i vendos ato nën “stres ekstrem”.

Studimi, i botuar në ”Water Research”, i kryer me Universitetin e Portsmouthit, zbuloi se incidentet e përmbytjeve dhe ndotjes besohet të jenë të lidhura me periudha me intensitet më të lartë të reshjeve dhe periudha të zgjatura të thata.

Gjetjet kanë ndihmuar kompanitë e ujit të përdorin të dhënat e instrumenteve për t’iu përgjigjur faktorëve stresues të jetës reale dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve ekstreme të motit.

Autori kryesor i punimit, inxhinieri Tim Holloway tha se “ëërmirësimi i qëndrueshmërisë së aseteve dhe infrastrukturës është një sfidë e rëndësishme për industrinë e ujit pasi ndërprerjet operacionale të shkaktuara nga faktorët stresues bëhen më të zakonshme dhe të vështira për t’u parashikuar”.

”Nëse vazhdojmë në të njëjtën rrugë, ka shumë të ngjarë që do të përjetojmë ngjarje më të rënda ndotjeje për shkak të faktorëve të rinj stresues dhe me shpejtësi në zhvillim në sistemet e ujërave të zeza. Kjo mund të rezultojë në përmbytje në brendësi, dëmtime nga përmbytjet dhe stuhitë në zonat bregdetare dhe dëmtime në infrastrukturë”, shtoi ai.

Ben Martin, shkencëtari kryesor i kërkimit shtoi se “në Thames Water kemi arritur në pikën ku mjetet dixhitale mund të shfrytëzojnë performancën dhe monitorimin e grupeve të të dhënave. Tani jemi në gjendje të përballemi me ndërprerjet, të parashikojmë dhe të marrim masa proaktive përpara dështimeve të aseteve dhe të krijojmë sisteme autonome që në fund të fundit përmirësojnë cilësinë e ujit të furnizuar në mjedisin tonë natyror”. /atsh

Related posts

Kurti në Turqi: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

admin

Gjendet pa shenja jete një fëmijë i zhdukur në Obiliq

admin

7 mijë 786 të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna”

admin6