RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xi bën thirrje për mbrojtjen e biodiversitetit në samitin e OKB-së

xi-ben-thirrje-per-mbrojtjen-e-biodiversitetit-ne-samitin-e-okb-se

Kreu i Shtetit dhe Partisë së Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për konsensus për një mbrojtje më të mirë të specieve globale, duke folur përmes një lidhjeje me video në Konferencën e 15-të OKB-së për Biodiversitetin, në Montreal.

Xi tha se një ekosistem i shëndetshëm ishte i domosdoshëm për mirëqenien e qytetërimit.

“Ne duhet të nxisim përpara procesin global të mbrojtjes së biodiversitetit, t’i kthejmë ambiciet në veprim, të mbështesim vendet në zhvillim në ndërtimin e kapaciteteve dhe të koordinojmë përpjekjet për të adresuar ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe sfidat e tjera globale”, tha Xi.

“Duhet një punë e përbashkët për të arritur një marrëveshje dhe të identifikohen qëllimet dhe rrugët për mbrojtjen e biodiversitetit”, shtoi ai.

Shumica e shteteve pjesëmarrëse tani përfaqësohen në nivel ministror në takim, i cili është planifikuar të zgjasë deri më 19 dhjetor.

Fillimisht, COP15 duhej të zhvillohej në Kinë në vitin 2020, por më pas u shty për shkak të pandemisë.

“Kina dëshiron të thellojë shkëmbimet ndërkombëtare për ruajtjen e specieve”, tha Xi.

“Nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Gjelbër nën iniciativën e tij globale të infrastrukturës, “Një brez, një rrugë”, Kina dëshiron të ndihmojë vendet në zhvillim të çojnë procesin e ruajtjes së specieve në një nivel të ri,” tha ai.

Related posts

“Ndaloni këto plane të çmendura’, Liga Arabe paralajmëron kundër sulmit në Rafah

admin

Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatë rreth regjistrimit të popullsisë

rezart morina

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj

admin