RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zbulohen pamjet çnjerëzore të filmuara nga ush’tari iz’raelit në Ga’za

zbulohen-pamjet-cnjerezore-te-filmuara-nga-ush’tari-iz’raelit-ne-ga’za

Pamjet e marra nga një ushtar izraelit në Rripin e Gazës nën sulm, tregojnë se si janë shkatërruar varrezat si dhe një qen endacak që ha trupin e një palestinezi të vdekur, transmeton Anadolu.

Gazetari palestinez Younis Tirawi, në platformën e X publikoi një postim që përmbante imazhe të regjistruara nga një ushtar izraelit në Gaza.

Në pamjet, shumica e të cilave ishin regjistruar në muajin janar, shihen shumë ushtarë izraelitë që e shtyjnë një palestinez civil të gërmojë një zonë për të cilën thuhet se është hyrja e një tuneli në Gaza.

Në një postim tjetër mund të shihet se si një buldozer i ushtrisë izraelite shkatërroi një varrezë në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Ushtari izraelit tallet me momentet e prishjes së varreve duke i ndarë këto momente me shënimin “sepse nuk më ftuat në varrim”. Pamjet tregojnë gjithashtu ushtarët izraelitë duke shkatërruar një fermë me qindra pula.

Një tjetër pamje, me sa duket e incizuar prej brenda buldozerit, tregon momentet kur një qen endacak ha trupin e një palestinezi.

Tërheq vëmendjen se ushtari izraelit ka përdorur një këngë “Çfarë po bën qeni” si sfond për momentet kur qeni endacak ha trupin e pajetë të palestinezit.

Pamjet përfshijnë gjithashtu momente kur ushtarët izraelitë hodhën në erë një xhami me eksploziv dhe shkatërruan automjete palestineze me buldozerë.

Related posts

Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Kazakistan

admin

Osmani nuk do të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pret vendimin e Kushtetueses

rezart morina

Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi – VIDEO

admin