RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësi i UNICEF-it: Një numër rekord fëmijësh në Gaza kanë nevojë për kujdes mjekësor

zedhenesi-i-unicef-it:-nje-numer-rekord-femijesh-ne-gaza-kane-nevoje-per-kujdes-mjekesor

Zëdhënësi i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), James Elder, tha se një numër rekord fëmijësh në Gaza kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe se 12 nga 36 spitalet atje ofrojnë shërbim pjesërisht, transmeton Anadolu.

Elder bëri një postim nga platforma e medias sociale X, lidhur me vizitën në Spitalin Nasser, kompleksit më të madh shëndetësor në Gaza, që ndodhet nën sulmet intensive dhe bllokadën e Izraelit.

Duke thënë se 12 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë shërbim të pjesshëm, Elder u shpreh: “Spitali Nasser nuk është njëri prej tyre. Një numër rekord fëmijësh në Gaza kanë nevojë për kujdes mjekësor”.

Pasi rikujtoi se në vizitën e tij të mëparshme Spitali Nasser ishte një hapësirë ku ishin strehuar mijëra njerëz, Elder theksoi se “heshtja e vdekjes” mbizotëron në korridoret e spitalit, një pjesë e madhe e të cilit u shkatërrua për shkak të bombardimeve.

Related posts

Turqia vazhdon ndalesën tregtare ndaj Izraelit, hedh poshtë pretendimet për ndryshim kursi

admin6

Kurti takon ambasadorin Hovenier

rezart morina

Izraeli ka arrestuar 7.700 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

rezart morina