Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Kanada në një vizitë të paparalajmëruar, për të siguruar vazhdimin e përkrahjes për shtetin e vet.
Në Kanada është pritur nga kryeministri Justin Trudeau.
Është vizita e tij e parë në Kanada që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të 2022-s.
Zelensky shkoi në Kanada nga Washingtoni, ku u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ai vizitoi Washingtonin me shpresën që të sigurojë mbështetje të mëtejme që shteti i tij t’u bëjë ballë forcave ruse.
Më herët gjatë javës, Zelensky kërkoi në Kombet e Bashkuara nga liderët botërorë të vazhdojnë përkrahjen për Ukrainën. Por tensionet diplomatike janë në rritje, pasi Zelensky ka kritikuar Poloninë, Sllovakinë e Hungarinë për embargo ndaj grurit ukrainas.