RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky viziton Poloninë

zelensky-viziton-polonine

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Poloninë të mërkurën.

Ndër të tjera, ai do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj, njoftoi të hënën në Twitter një zëdhënës i presidentit polak, Andrzej Duda.

Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit .

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.

Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Në shkurt, Zelensky vizitori Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Protestuesit në Berlin marshojnë me fenerë në solidaritet me palestinezët

Muhamet Ramadani

Publikohen pamjet/ Marina amerikane shkatërron raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit

admin

Skena kaotike pasi Izraeli vë në shënjestër njerëzit që presin ndihmë

admin