RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Zelenskyy akuzon Rusinë për “terrorizëm”

zelenskyy-akuzon-rusine-per-“terrorizem”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kritikoi Rusinë për sulmet ajrore “të përllogaritura” në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk, duke thënë se kjo ishte një akt “terrorizmi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raportohet se janë vrarë dhjetëra njerëz dhe po aq u plagosën pasi Rusia goditi një qendër tregtare përplot me njerëz.

“Shteti rus është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. Dhe ky është një fakt. Dhe ky duhet të jetë një fakt juridik”, tha ai.

“Të gjithë në botë duhet të dinë se blerja ose transportimi i naftës ruse, mbajtja e kontakteve me bankat ruse, pagimi i taksave dhe doganave ndaj shtetit rus, do të thotë t’u japësh para terroristëve”, shtoi ai.

Sipas OKB-së, më shumë se 4.634 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Gjithnjë sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 14 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë mbi 8 milionë që kanë ikur në vende të tjera.

Related posts

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

admin

SHBA-ja e zhgënjyer që s’u arrit përparim në takimin e Brukselit

admin

Nuk ndalet Ukraina, sulmon me dronë bazën e bombarduesve strategjikë të Rusisë

admin