RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Do t’ua kthejmë lirinë të gjithë burrave dhe grave ukrainase

zelenskyy:-do-t’ua-kthejme-lirine-te-gjithe-burrave-dhe-grave-ukrainase

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se disa qytetarë detyrohen të largohen nga Ukraina për shkak të luftës që vazhdon kundër Rusisë ndërsa disa ushtarë kanë rënë peng, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga faqja zyrtare e Presidencës së Ukrainës, thuhet se Zelenskyy ka ndarë një video-mesazh urimi lidhur me festën e Krishtlindjeve që festohet më 25 dhjetor në vendet e krishtera perëndimore.

Në postimin e tij, Zelenskyy tha se edhe në Ukrainë miliona njerëz më 25 dhjetor festojnë Krishtlindjet por për shkak të luftës ballafaqohen me kushte të vështira. “Fatkeqësisht, festat e këtij viti kanë një shije të hidhur”, theksoi ai.

Pasi vuri në dukje se lufta kundër Rusisë në Ukrainë në të vërtetë vazhdon prej 8 vitesh dhe se në unitet dhe besim do të vazhdojnë të luftojnë për lirinë e vendit, Zelenskyy u shpreh: “Të rezistojmë këtë dimër. Sepse e dimë se për çfarë për luftojmë”.

Ai tha se këtë vit njerëzit në vend po festojnë Krishtlindjet nën hijen luftës dhe se disa ukrainas e kanë festuar në kushte të vështira në vende të ndryshme ose sepse janë robër ose janë detyruar të largohen nga vendi. “Do t’ua kthejmë lirinë të gjithë burrave dhe grave ukrainase”, tha Zelenskyy.

Zelenskyy rikujtoi se ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë për shkak se infrastruktura e energjisë në Ukrainë është dëmtuar rëndë nga sulmet e ushtrisë ruse. Ai i bëri thirrje popullit që të festojë festën pavarësisht të gjitha vështirësive.

Related posts

Tri objekte që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”

admin

Meta: Dënoj sulmet ndaj policisë së Kosovës, reciprociteti e drejtë e një shteti sovran

admin

Putini mirëpret planin e paqes të Kinës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

rezart morina