RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Zeqir Hashani zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Gjakovës

zeqir-hashani-zgjidhet-u.d-rektor-i-universitetit-te-gjakoves

Zeqir Hashani është zgjedhur ushtrues i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

“Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbështetje të nenit 31, pika 6 të Statutit të Universitetit, në mbledhjen e mbajtur sot më 02.12.2022 me gjashtë (6) vota PËR zgjodhi Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashanin për ushtrues të detyrës së Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë” – thuhet në njoftimin e Universitetit “Fehmi Agani”.

Artan Nimani ishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Gjakovës më 21 nëntor 2022.

Sipas Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës, Nimani kishte dështuar të krijojë ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për mbarëvajtje të procesit mësimor si pasojë e minimizimit dhe mosndëshkimit të rasteve të dhunës (rrahje, shantazhe, kërcënime), “të cilat janë shpeshtuar në ambientet e universitet.

Nimani kishte thënë për KALLXO.com se shkarkimi i tij është për arsye politike.

“Thjesht (arsye) politike sepse nuk ka pasur diçka tjetër. Që tri vite ne kemi qenë universiteti që kemi qenë ndër më transparentët, më i avancuari, më i ndërkombëtarizuari, me më së shumti qasje në fondet ndërkombëtare. S’ka pasur diçka tjetër. Nuk iu ka përshtatur emri i përveçëm, me siguri. Nuk e kam ndonjë ide. Ta shohim në arsyetim të vendimit çfarë po shkruajnë” – ka vijuar ai.

Related posts

Skandali ‘cum-ex’, kancelari Scholz merret në pyetje, mohon akuzat

admin

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që morën ryshfet për kalim të testit për leje të vozitjes

admin

Rritet në 70.937 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani