RTV AHIRETI
Lajme

Zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë vizitoi Medresenë “Alauddin”

zevendeskryetari-i-dijanetit-te-turqise-vizitoi-medresene-“alauddin”

Një delegacion i lartë i Dijanetit të Turqisë i udhëhequr nga zv/ kryetari Selim Argun, po vazhdon ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë.
Nën shoqërimin e Kryeimamit të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, zv/kryetari i Dijanetit të Turqisë vizitoi Medresenë e Mesme “Alauddin” me seli në Prishtinë.
Argun u prit nga drejtori i kësaj shkolle, Fadil Hasani dhe stafi akademik i saj, ku u njoftua për së afërmi për punën, angazhimin, sukseset dhe kushtet që ofron kjo shkollë.
Drejtori i kësaj shkolle e informoi për procesin mësimorë që zhvillohet në Medresenë Alauddin dhe lëndët mësimore që mësohen në këtë shkollë. Po ashtu drejtori i Medresesë, e njoftoi edhe për historikun e kësaj shkolle, duke veçuar rolin e saj fetaro arsimor dhe kontributin e kësaj shkolle gjatë luftës së fundit në vend.
Nën shoqërinë e Kryeimamit të Kosovës, Drejtorit të Medresesë, zv/kryetari Dijanetit të Turqisë, vizitoi disa prej hapësirave të kësaj shkolle me çka u nda jashtëzakonisht i kënaqur me kushtet që ofron, por edhe me sukseset e dëshmuara të medresantëve.
Gjatë kësaj vizite, Selim Argun bashkëbisedoi edhe me nxënësit e kësaj shkolle për tema të cilat u interesuan nxënësve të kësaj shkolle.

Related posts

Pentagoni: Kina do të ketë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035

admin

5 të vrarë nga goditjet me thikë në qendrën tregtare në Sydney

admin6

Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin pakistanez pas tërmeteve të fuqishme

admin