RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Zgjedhjet lokale: Shqipëria ngjyrë rozë

zgjedhjet-lokale:-shqiperia-ngjyre-roze

Partia Socialiste ka fituar shumicën dërmuese të bashkive në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën. Nga numërimi i deritashëm, 50 është numri i bashkive “ngjyrë rozë”, ndërsa opozita po kryeson në vetëm shtatë bashki.

Në disa bashki ende po vazhdon numërimi, e në të kryesisht po dominojnë socialistët e kryeministrit Edi Rama. Numërimi po vazhdon në Tiranë, Kukës e Malësi të Madhe.

Qytetet më të mëdha në Shqipëri i ka fituar PS-ja. Ajo ka siguruar fitoren në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë dhe së fundmi në Kurbin.

“Bashkë Fitojmë” e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka fituar në shtatë bashki: Pukë, Kavajë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë dhe Fushë-Arrës.

Në Fiqi ka fituar partia MEGA.

Një ditë më parë, kryeministri Rama që udhëheq PS-në ka thënë se “ndihet i vogël” përballë fitores së madhe që shënoi partia e tij./tch

Related posts

Guterres: Marrëveshja e grurit, fillimi i përpjekjeve diplomatike

admin

Bie çmimi i gazit në Evropë me 12.6 për qind

admin

Arrestohen dy zyrtarë në Obiliq – falsifikuan dokumentet zyrtare, duke krijuar identitet të rrem

Muhamet Ramadani