Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokit, se ku mund ta gjejnë qendrën e votimit.
KQZ-ja njoftoi të dielën se nëpërmjet në këtë link https://eomp.kqz-ks.org/, votuesit që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, do të mund ta gjejnë vendvotimin.
“Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime”, thuhet në njoftim.