RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zjarr i madh në objektin e ETC-së në Klinë

zjarr-i-madh-ne-objektin-e-etc-se-ne-kline

Një zjarr i madh ka përfshirë objektin e ETC mëngjesin e së shtunës në Klinë. Përveç dëmeve materiale deri në këto momente nuk ka të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se objekti i ETC-së është përfshirë nga zjarri rreth orës 06:30.

Ai tha se deri në këto momente nuk ka të lënduar, ndërkaq zjarrfikësit ende janë duke u përpjekur për ta lokalizuar zjarrin.

“Objekti i ETC-së është përfshirë nga zjarri rreth orës 06:30. Policia e zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës tha se fillimisht kanë shkuar në vendngjarje Policia e zjarrfikësit e Klinës, e më pas në ndihmë u kanë dalë edhe zjarrfikësit e Pejës e Deçanit.

Related posts

Egjipt, 14 të vd’ekur dhe disa të pla’gosur nga shembja e një pallati

Muhamet Ramadani

Nga nëntori rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë

RTI

Akuzat për spiunazh, Gjykata vendos që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

admin