RTV AHIRETI
Lajme

Zjarret dalin jashtë kontrollit në perëndim të Kanadasë

zjarret-dalin-jashte-kontrollit-ne-perendim-te-kanadase

Ekipet e zjarrfikësve janë duke luftuar me zjarret të cilat kërcënuan komunitetet në perëndim të Kanadasë të dielën, raporton Anadolu.

Zyrtarët në Alberta kanë regjistruar 108 zjarre aktive në provincë ndërsa numri i të evakuuarve është rritur në rreth 29 mijë, nga rreth 24 mijë të shtunën, kur u shpall gjendje e jashtëzakonshme në mbarë shtetin.

Dy zjarre të cilat po ashtu kanë dalë jashtë kontrollit në shtetin fqinj British Columbia detyruan disa banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, kurse zyrtarët paralajmëruan se prisnin që erërat e forta të shkaktonin intensifikimin e zjarreve gjatë ditëve të ardhshme.

Zyrtarët lokal në Alberta thanë se në ditët në vijim parashikohet mot më i favorshëm me reshje të dobëta shiu dhe vranësira.

Colin Blair, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Alberta, tha se ata ende nuk kanë informacion të saktë mbi dëmet.

Ndërtesat në qytetin Fox Lake u shkatërruan, duke përfshirë 20 shtëpi, një stacion policie dhe një dyqan.

Në verilindje të British Columbia, zyrtarët u kërkuan banorëve të evakuojnë zonat e prekura nga zjarret pranë kufirit të Albertës.

Related posts

Sulmohet një polic në veri

rezart morina

Sulm ‘masiv’ gjatë natës në Kryvyi Rih

rezart morina

Forcat izraelite arrestojnë 19 palestinezë, përfshirë një fëmijë 12-vjeç

rezart morina