Zjarret pyjore që shpërthyen në rajonin Chihuahua të Meksikës kanë përfshirë një sipërfaqe prej 7.451 hektarësh, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat e Meksikës, Komisioni Kombëtare i Pyjeve (Conafor) ka njoftuar se në 9 pika të ndryshme kanë filluar zjarre pyjore dhe se për shuarjen e zjarreve po punon pa ndërprerë një personel prej 288 personash.
Conafor thekson se zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe prej 7.451 hektarë dhe se në punimet e deritanishme zjarri është përgjysmuar në disa rajone.
Më tej thuhet se zjarret të cilët filluan pak kohë më parë në rajonet Hidalgo dhe Veracruz të Meksikës, pavarësisht pakësimit ato nuk janë vënë ende nën kontroll të plotë.
Në rajon vazhdojnë punimet helikopterët dhe avionët për shuarjen e zjarrit. Conafor thekson se në zjarret pyjore që u shfaqën në këto rajone, u dëmtua një sipërfaqe prej mbi 40 mijë hektarësh.
Në Meksikë, mijëra dynymë sipërfaqe pyjore digjen çdo vit, kryesisht nga efektet e nxehtësisë ekstreme.
Për shkak të valës së nxehtë që është efektive kohët e fundit në vend kanë humbur jetën 37 persona.