Dy persona mbetën të vrarë ndërsa 14 të tjerë u plagosën, pasi një bombë shpërtheu të enjten në një minibus pasagjerësh në qytetin sirian Jaramana, afër Damaskut, tha sot Ministria e Brendshme siriane, transmeton Anadolu.
“Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike”, tha ministria në Telegram, duke shtuar se ekipet e saj po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e “bombës kriminale”.
Ministria u bëri thirrje të gjithëve “të shmangin përfshirjen në përpjekjet për të shkaktuar mosmarrëveshje ose për të minuar paqen civile”.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

