RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria serbe nderon Mlladiqin: Ministrat e Vuçiqit dolën ta presin me nderime trupin e kriminelit të luftës

qeveria-serbe-nderon-mlladiqin:-ministrat-e-vuciqit-dolen-ta-presin-me-nderime-trupin-e-kriminelit-te-luftes

Ministra të qeverisë serbe dolën dje për ta pritur dhe shoqëruar trupin e Ratko Mlladiqit, të dënuarit përfundimisht për gjenocid dhe krime lufte, duke i dhënë kthimit të tij në Serbi një trajtim që zakonisht u rezervohet figurave shtetërore.

Trupi i tij mbërriti në Beograd më 3 shtator me avion qeveritar dhe u prit me nderime ushtarake.

Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, ishte në mesin e zyrtarëve që shoqëruan trupin gjatë kthimit nga Haga.

Arkivoli, i mbuluar me flamurin serb, u nxor nga avioni nga gjashtë ushtarë, ndërsa më pas kortezhi u nis drejt Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA), nën përcjellje policore, shkruan Klix.ba

Pamjet e mbërritjes krijuan një skenë që ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si autoritetet serbe i trajtojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe një person të dënuar për disa nga krimet më të rënda të luftës.

Përgjatë rrugës së kortezhit në Beograd u mblodhën qytetarë me flamuj, pankarta dhe flakadanë.

Në një prej urave u shfaq edhe një pankartë ku Mlladiqi cilësohej “hero serb”.

Mlladiqi nuk ishte thjesht një ushtarak i zakonshëm.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, si dhe në rrethimin e Sarajevës, ku humbën jetën mijëra civilë.

Megjithatë, në vend që kthimi i tij të shoqërohej me reflektim mbi krimet për të cilat u dënua, Serbia zgjodhi nderimet, flamujt, eskortën ushtarake dhe ceremoninë.

Madje, ministri i Drejtësisë kishte deklaruar më herët se Mlladiqi do të varrosej me “nderime të plota shtetërore dhe ushtarake”, duke argumentuar se protokollet për gradën e tij si gjeneral do të respektoheshin.

Related posts

Mbytet anija me emigrantë në Tunizi, 35 të vdekur në det

Muhamet Ramadani

Shkon në mbi 300 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirin

admin

Aksident i rëndë në Prishtinë, një viktimë dhe 14 të plagosur pas përplasjes së autobusit me makinën

admin