RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e Këshillit dhe xhamisë “Haxhi Veseli” në Mitrovicë

myftiu-ternava-pa-nga-afer-punimet-ne-ndertimin-e-keshillit-dhe-xhamise-“haxhi-veseli”-ne-mitrovice

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Fatmir ef. Iljazi, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, ku u prit nga administrata dhe stafi i këtij Këshilli.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava u njoh nga afër me aktivitetet dhe angazhimet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, si dhe me punën që po zhvillohet në realizimin e projekteve të rëndësishme për komunitetin mysliman të kësaj ane.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava pa nga afër edhe punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës dhe të xhamisë “Haxhi Veseli”, ku edhe u njoh me ecurinë e punimeve dhe me dinamikën e realizimit të këtyre projekteve.

Myftiu Tërnava shprehu kënaqësinë e tij për punën e bërë deri më tani dhe për ecurinë e punimeve, duke vlerësuar angazhimin e të gjithë atyre që po kontribuojnë në realizimin e këtyre projekteve. Ai theksoi rëndësinë që këto objekte do të kenë për zhvillimin e jetës fetare dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë.

Në fund të vizitës, Myftiu Tërnava u shprehu përfaqësuesve të Këshillit të BI-së së Mitrovicës mbështetjen e tij për vazhdimin e punës dhe realizimin me sukses të projekteve të nisura.

Related posts

Prindërit organizojnë protestë të enjten kundër mbylljes së çerdheve

admin

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët privat

Hevzi

Trump shpall fitore, por përballet me kritika në SHBA për operacionet ndaj Iranit

RTI