RTV AHIRETI
Kuzhinë

Receta e fasuleve me pastërma 

receta-e-fasuleve-me-pasterma 

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit:

3 fç fasule

5 copa pastërma

1 qepë e madhe

2-3 thelpinj hudhër

½ spec jeshil

½ spec i kuq

1 domate

1 lgj salcë koncentrat

Vaj ulliri

Spec djegës

Kripë, piper

Përgatitja:

Fasulet lihen që në mbrëmje në ujë, sikurse dhe mishi në mënyrë që t’i dalë kripa. Të nesërmen fasulet i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë duke shtuar dhe copëzat e pastërmasë. Grijmë imët një qepë dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën, specat dhe domaten e grirë. Shtojmë dhe 1 lgj koncentrat dhe më pas këtë masë e shtojmë në tenxheren me fasule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa fasulet të behen ne forme ajke.

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Muskuj viçi me kërpudha dhe perime, gatuar në enë dheu në furrë

admin

Kungulleshat e përgatitura në një mënyrë më ndryshe: Kafshata të shkëlqyeshme krokante dhe të shijshme!

admin

Peshk me domate

admin