RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter

mitrovica-zgjohet-me-mesazhe-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe,-kfor-i-monitoron-situaten-me-helikopter

Qytetarët më veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe që janë vendosur rrugëve të qytetit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe disa banerë që janë vendosur në qytet.

Kujtojmë se ditë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se serbët në Kosovë do të nisnin formimin e Asociacionit, nëse Prishtina nuk tërhiqet nga vendimet për targat dhe dokumentet identifikuese.

Ndërkaq sot është parë edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar mbi veriun e Kosovës.

Kujtojmë se mbrëmë KFOR reagoi me situatën e krijuar, duke thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik. /

Related posts

“Do jetë në aleancë kur ta lejojnë kushtet”- Diplomati i lartë amerikan: Politika Ukrainë-NATO është e pandryshueshme

admin

Shqipëria merr kryesimin e Procesit së Berlinit, samiti i radhës mbahet në Tiranë

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit

admin