RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk mbërrin në Soçi për të takuar homologun e tij rus

presidenti-turk-mberrin-ne-soci-per-te-takuar-homologun-e-tij-rus

Dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve të dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në qytetin bregdetar rus Soçi në një vizitë pune njëditore për të zhvilluar bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.

Dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve të dy vendeve.

Në takim pritet të trajtohet çështjet e tilla si kriza e Sirisë dhe lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, që tashmë është në muajin e saj të gjashtë, ndërkohë në agjendën e takimit janë edhe përpjekjet diplomatike turke për zhbllokimin e eksporteve të grurit të Ukrainës.

Erdoğan dhe Putin do të vlerësojnë lidhjet dypalëshe të fokusuara kryesisht në ekonomi, tregti dhe energji.

Takimi midis presidentëve turk dhe rus do të jetë ndërveprimi i dytë personal në më shumë se dy javë. Ata për herë të fundit u takuan në Teheran në muajin korrik gjatë bisedimeve të formatit të Astanës për Sirinë. /aa

Related posts

Kryeministri polak: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik! Po na ndihmojnë me përmbytjet

rezart morina

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate

rezart morina

SHBA: Zgjedhjet presidenciale në Rusi “mund të përshkruhen vetëm si jodemokratike”

rezart morina