RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes turke diskuton për dërgesat e drithit me ministrat ukrainas

shefi-i-mbrojtjes-turke-diskuton-per-dergesat-e-drithit-me-ministrat-ukrainas

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar zhvilloi bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe atë të Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se në bisedën telefonike me Akar, Reznikov dhe Kubrakov u shkëmbyen pikëpamjet rreth situatës së fundit të arritur në çështjen e dërgesave të drithit.

“Në bisedën mes ministrave të nderuar u shpreh kënaqësia për vazhdimin e vrullit të siguruar në çështjen e dërgesave të drithit, bashkëpunimin në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit dhe punimet e ndërmarra brenda koordinimit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Related posts

“100 mijë njerëz u detyruan të shkojnë në rajonin kufitar me Egjiptin për shkak të sulmeve izraelite”

Muhamet Ramadani

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas zhvillojnë bisedime në Gjenevë mbi planin e paqes

RTI

Vritet një tjetër palestinez në Bregun Perëndimor, shifra totale nga 7 tetori shkon në 373

Muhamet Ramadani