RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta

turqia-dhe-ukraina-nenshkruajne-marreveshje-per-rindertimin-e-infrastruktures-se-demtuar-nga-lufta

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri turk i Tregtisë Mehmet Muş dhe ministri i Infrastrukturës i Ukrainës Oleksandr Kubrakov në qytetin ukrainas të Lviv, pas bisedimeve dypalëshe Erdoğan-Zelenskyy

Turqia dhe Ukraina nënshkruan sot një memorandum për rindërtimin e infrastrukturës ukrainase të dëmtuar për shkak të luftës me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri turk i Tregtisë Mehmet Muş dhe ministri i Infrastrukturës i Ukrainës Oleksandr Kubrakov në qytetin ukrainas të Lviv, pas bisedimeve dypalëshe midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Marrëveshja parashikon pjesëmarrjen e palës turke në procesin e rindërtimit të Ukrainës”, tha në një deklaratë Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

Ministria tha se do të formohet një grup i përbashkët pune për tërheqjen e investimeve turke dhe zhvillimin e projekteve specifike për bashkëpunim.

“Strukturat e biznesit dhe qeverisë turke do të jenë në gjendje të zhvillojnë projekte të veçanta rindërtimi, si dhe të ofrojnë këshillim dhe ndihmë teknike”, thuhet më tej. /aa

Related posts

Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

admin

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Varfëri ekstreme në Somali

admin