RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trajkoviq: Kosova fitoi në marrëveshjen për dokumente – Kurti s’do të bëjë kompromis

trajkoviq:-kosova-fitoi-ne-marreveshjen-per-dokumente-–-kurti-s’do-te-beje-kompromis

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, deklaroi se Kosova është fituese e padiskutueshme në marrëveshjen e 27 gushtit, për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, ekipi i Serbisë ka dështuar që ta kushtëzojë marrëveshjen për dokumente me themelin e Asociacionit të Komunave Serbe,

“Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Marrëveshja për dokumente është arritur, por ende jo ajo për targat e automjeteve.

Kurse nga Bashkësia Ndërkombëtare janë shprehur optimist që edhe ajo mund të arrihet.

Related posts

Një i vdekur dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Tunizia mban zgjedhjet parlamentare

admin

Opozita gjermane akuza kancelarit Merz: Me eksportin e armëve në Izrael po nxisin luftën në Iran

admin