RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda ndihmon me 10 miliardë euro kompanitë e energjisë

finlanda-ndihmon-me-10-miliarde-euro-kompanite-e-energjise

Qeveria finlandeze njoftoi sot se planifikon t’u ofrojë kompanive energjetike deri në 10 miliardë euro garanci në para për të siguruar likuiditet, pasi kompania ruse Gazprom pezulloi shpërndarjen e gazit Nord Stream për shkak, siç thuhet, një mosfunksionimi të premten.

“Programi i qeverisë është opsioni i fundit i financimit për kompanitë që përndryshe do të kërcënoheshin me falimentim”, tha kryeministrja Sanna Marin në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters të dielen.

Marin tha se masat janë të nevojshme edhe në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim stabilizimin e funksionimit të derivateve dhe tregjeve të energjisë në tërësi.

Të shtunën edhe Suedia ka ofruar ndihmë për kompanitë e energjisë, në vlerë prej 23.2 miliardë dollarësh. /koha

Related posts

Kostoja e përmbytjeve në Pakistan mbi 10 miliardë dollarë

admin

“Jemi drejt luftës globale”, objektivi sekret i ofensivës ukrainase në territorin rus

admin

Hapen vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës

RTI