RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik

presidentja-osmani-iu-nenshtrua-nje-intervenimi-kirurgjik

Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën i është nënshtruar një operacioni.

Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka kaluar në intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.

Lexoni të plotë njoftimin:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.

Related posts

Presidenti Erdoğan do të bisedojë në telefon me presidentët Putin dhe Zelenskyy

admin

Presidentët Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, Iranin dhe Gazën

RTI

Fushë – Kosova, Kalabria dhe Obiliqi do të kenë reduktime të ujit të pijshëm

admin