RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipt, 12 të vdekur në një aksident të rëndë rrugor

egjipt,-12-te-vdekur-ne-nje-aksident-te-rende-rrugor

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar sot në një aksident trafiku në Egjiptin lindor, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur kur një autobus është përplasur me një kamion të rëndë transporti në rrugën Zafarana-Ras Ghareb, 40 kilometra në veri të Ras Ghareb-it në provincën e Detit të Kuq, njoftoi gazeta lokale Al-Masry El-Youm.

Autoritetet egjiptiane thanë se Prokuroria Publike ka nisur një hetim për shkakun e përplasjes.

Egjipti regjistron numër të lartë aksidentesh të trafikut, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar rrjetin rrugor të vendit.

Vendi ka regjistruar 51.511 vdekje në aksidente rrugore në vitin 2021, sipas agjencisë shtetërore të statistikave CAPMAS.

Related posts

Arrestohet 26-vjeçari në Gjilan, iu sekuestrua kokainë në vlerë rreth 22 mijë euro

Muhamet Ramadani

Vrau dhëndrin me 7 plumba, burrit në Kosovë i shtohen dhe 3 akuza

admin

Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve

RTI