RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: Irlanda mbështetje të jashtëzakonshme për refugjatët ukrainas

von-der-leyen:-irlanda-mbeshtetje-te-jashtezakonshme-per-refugjatet-ukrainas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka falënderuar popullin irlandez për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në pritjen e refugjatëve ukrainas.

Von der Leyen ndodhet në një vizitë dyditore në Dublin. Presidentja e Komisionit Evropian zhvilloi një takim me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.

Të dy liderët diskutuan luftën në Ukrainë, krizën energjetike, tranzicionin e gjelbër dhe Protokollin e Irlandës së Veriut.

Ajo do të mbajë gjithashtu një fjalim në një seancë të përbashkët të Dhomës së Oireachtas për të shënuar anëtarësimin 50-vjeçar të Irlandës në BE.

“Tani, me të vërtetë, ne jemi në kohë të vështira, sepse Rusia nisi një luftë mizore kundër Ukrainës. Së pari dhe më kryesorja, dua të falënderoj popullin irlandez, për hapjen e zemrave dhe shtëpive të tyre për refugjatët ukrainas. Kjo është e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Von der Leyen tha se të gjithë po ndjenin efektet goditëse të luftës në Ukrainë, duke përfshirë çmimet e mëdha të energjisë.

Presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Irlandës për të investuar në energjinë e rinovueshme.

“Ne po punojmë së bashku, para së gjithash, për t’u diversifikuar me sukses nga karburantet fosile ruse. Kemi kursyer shumë energji, kemi mbushur magazinën tonë kështu që jemi të sigurt për sezonin e dimrit”, tha ajo.

Related posts

RMV: Nesër në mesditë takimi i liderëve, shumica konfirmojnë pjesëmarrjen

admin

Sekretari i jashtëm britanik: Duam që konflikti në Gaza të përfundojë sa më parë

admin6

Të paktën 18 të vdekur në një aksident me autobus në Pakistan

admin