RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria: Në takimin Kurti – Escobar u theksua se barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë

qeveria:-ne-takimin-kurti-–-escobar-u-theksua-se-barrikadat-ne-veri-duhet-te-largohen-menjehere

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Qeverisë në këtë takim u diskutua për situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës dhe se është theksuar se barrikadat duhet të largohen menjëherë.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Related posts

Presidenti Erdogan takohet në Mekë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Bin Salman

Irfan Jahiu

Shkëmbeu zjarr me policinë, oficerët në Mynih qëllojnë për vdekje një person të dyshimtë pranë muzeut të kohës naziste dhe konsullatës izraelite

admin

Radoiçiq: Nuk lejojmë që veriu të udhëhiqet nga ata që fituan 1-2% të votave

Muhamet Ramadani