RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë

prokuroria-jep-detaje-rreth-arrestimit-te-dy-mjekeve-te-spitalit-te-vushtrrise

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh.

Po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Related posts

Shqipëria nënshkruan 13 marrëveshjet me Kosovës , Rama: Pasi ia hoqa merakun Kurtit, pres takimin pasdite

Muhamet Ramadani

Lirohen edhe 33 fëmijë dhe gra të tjera nga burgjet izraelite

admin

Një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve për rastin “TOTO”

admin