RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Irani përgjegjës për 90 për qind të problemeve në Lindjen e Mesme

netanyahu:-irani-pergjegjes-per-90-per-qind-te-problemeve-ne-lindjen-e-mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar Iranin se është “përgjegjës për 90 për qind të problemeve në Lindjen e Mesme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës ‘The Times of Israel’, në një ceremoni ku emëroi gjeneralmajorin Herzi Halevi si shef të shtabit ushtarak, Netanyahu tha Izraeli po punon pa pushim për të “kufizuar praninë e forcave iraniane në Siri”, si dhe për të penguar “përpjekjet e Teheranit për të transferuar armë në Siri dhe Liban”.

“Nuk do të presim që të na vendoset një shpatë e mprehtë në qafë. Ne do të veprojmë”, tha kryeministri izraelit.

Halevi, nga ana e tij, tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të “përgatiten për luftë në arena larg dhe afër”, përfshirë edhe në rritjen e rekrutimit.

“Armiqtë tanë duhet ta dinë se ne mund ta bëjmë atë që themi se do ta bëjmë dhe ne jemi gati të bëjmë shumë më tepër nga ajo që themi”, tha Halevi.

Për deklaratat e zyrtarëve izraelitë deri më tani nuk ka pasur ndonjë koment nga Irani.

Related posts

Lideri i Ha’masit, Ismail Haniyeh vr’itet në Iran

Muhamet Ramadani

Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës

admin

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar do të takohet me Cameron

Muhamet Ramadani