RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon greva, s’ka marrëveshje në mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë

vazhdon-greva,-s’ka-marreveshje-ne-mes-keshillit-grevist-dhe-qeverise

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Këshillit Grevist me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar sa nuk është arritur marrëveshja për ndalimin e grevës dhe nisjen e mësimit.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur në mes Këshillit Grevist, BSPK-së, kryeministrit Kurti, ministres Nagavci dhe ministrit Murati. Takimi ishte kogja i gjatë, ku të dy palët kanë dhënë mendimet e tyre. Ne si Këshill Grevist prapë kemi prezantuar dhe i kemi rikujtuar kryeministrit kërkesat tona legjitime që edhe mediat dhe opinioni i di, ata na treguan për angazhimet e janë thirrur në Pako dhe angazhimet e tjera. Takimi ishte përmbajtjesor, por për momentin nuk kemi ndryshime. Qeveria qëndron në deklarimet në lidhje me Pako, kurse ne qëndrojmë si zë i sektori publik pra i kërkesave që i dini që të jemi të pranishëm dhe të ndikojmë pozitivisht tek ligji i pagave me komisione tona, në ligjin për shërbyesit civil e skemat pensionale.Temë e nxehtë ishte Pakoja, ata e kanë dhënë një diskutim me ne por insistuam që kjo shumë e përmendur që nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë të lëvizë. Ne ishim të gatshëm të bëjmë edhe një kompromis të vogël për situatën, por Qeveria mbeti tek shuma e proklamuar me pakon”, tha Jasharaj.

Ai theksoi se në këtë situatë nuk ka arritje të marrëveshjes.

“E mira është që ka filluar dialogu e Kurti dhe të tjerët të mos i mbyllin dyert e duke uruar që gjendja të stabilizohet.Besoj se Kurti me stafin e tij do të diskutojnë pas takimit do të analizojnë sepse është në duart e tyre se çfarë do të ndodhë tutje. Lajmi i mirë është se dialogu filloj, Këshilli Grevist me kryeministrin dhe të tjerët, por për momentin nuk ka arritje. Urojmë që të ketë marrëveshje”shtoi ia, transmeton lajmi.net.

Jasharaj është pyetur nëse Kurti ka lëshuar por, por tha që jo.

“Jo nuk lëshoj pe, jo”,tha ai.

Related posts

Përpara vitit 2024, 2 milionë në Gaza po luftojnë për të mbijetuar

admin6

Kamberi përplaset me Vuçiqin për Kosovën

admin

Osmani priti presidentin bullgar, premtuan bashkëpunim në ekonomi e integrim

admin6