RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërimi i deputetëve “kundërshtues” të VV-së: Po e fillojmë një vit interesant…

paralajmerimi-i-deputeteve-“kundershtues”-te-vv-se:-po-e-fillojme-nje-vit-interesant…

Brenda Lëvizjes Vetëvendosje vitin e kaluar pati shumë zhvillime.

Përpos anëtarëve të partisë, kundërshtime të shumta pati edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të kësaj partie.

Tre nga më të zëshmit që shpesh herë dolën kundër partisë ishin: Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Gramos Agusholli.

E të njëjtit një paralajmërim e bënë edhe sot, kur zyrtarisht po zhvillohet seanca e parë për vitin 2023.

Deputeti Rrahmani ka publikuar një fotografi me Korenicën dhe Agushollin, duke paralajmëruar diçka “interesante”, transmeton lajmi.net.

“Po e fillojmë një vit INTERESANT në Kuvendin e Republikës së Kosovës”,shkroi ai.

Korenica në tjetrën anë është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të degës së VV-së në Rahovec, në prill të vitit 2022.

Ndërsa kundërshtimi i tij më i zëshëm ishte mos-votimi i Projektkodit Civil.

Related posts

Indonezi, mijëra persona evakuohen për shkak të shpërthimeve të vullkanit

admin

Turqia hedh poshtë rezolutat “e pabazuara” të Parlamentit Evropian

RTI

Rrahmani: Pagat duhet të procedohen për mësimdhënësit

admin