RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite kërkon nga Izraeli të “punojë seriozisht” për zgjidhjen e çështjes së Palestinës

arabia-saudite-kerkon-nga-izraeli-te-“punoje-seriozisht”-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-palestines

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, ka kërkuar nga qeveria e re e Izraelite që të “punojë seriozisht” për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, princi bin Farhan tha se “duhet të fokusohemi në një rrugë për të zgjidhur çështjen palestineze, e cila do të ndodhë përmes negociatave midis dy palëve”.

“Kjo është ajo që ne përpiqemi të arrijmë në nivelin e komunitetit ndërkombëtar, por qeveria e re izraelite nuk është entuziaste për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha bin Farhan.

Bisedimet midis Palestinës dhe Izraelit u ndërprenë në vitin 2014, kryesisht për shkak të refuzimit të Izraelit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme në tokat e konfiskuara palestineze.

Siç raporton kanali saudit i lajmeve ‘Al Ekhbariya’, shefi i diplomacisë saudite theksoi se “zgjidhja është në interesin e Izraelit dhe të rajonit”.

“Izraeli duhet të punojë seriozisht për të zgjidhur çështjen palestineze”, tha ai.

Për zhvillimet në Jemen, bin Farhan tha se përpjekja për një “armëpushim të përhershëm duhet të vazhdojë”.

“Nëse i bindim Houthi-t dhe qeverinë e Jemenit për një armëpushim të përhershëm, do të hapet dera për përparim politik”, tha ai.

Related posts

OKB: Rreth 450 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

Muhamet Ramadani

Protestat në universitete/ Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në Izrael

admin

KFOR: I pasaktë është raporti ku thuhet se negociuam tërheqjen e serbëve në Banjskë më 24 shtator

admin