RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetura bie nga ura në Prizren – humb jetën një 20 vjeçar dhe lëndohet shoferi

vetura-bie-nga-ura-ne-prizren-–-humb-jeten-nje-20-vjecar-dhe-lendohet-shoferi

Një person rreth moshës 20 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe shoferi i veturës.

Sipas tij deri te vetaksidenti ka ardhur pasi që shoferi duke mos e përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka rënë nga ura

“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhur se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i policisë dhe zjarrfikësit.

Related posts

Kurti pret Spiropalin në Prishtinë: Hekurudha Gjakovë-Shkodër, prioritet i këtij mandati

admin

Mbi 17 000 viktima nga dhuna me armë në SHBA që nga fillimi i vitit

admin

Partia e Gjelbër e Mbretërisë së Bashkuar fiton zgjedhjet e para të pjesshme në Westminster

RTI