RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maldivet dënojnë djegien e Kuranit të Shenjtë në protestën në Suedi

maldivet-denojne-djegien-e-kuranit-te-shenjte-ne-protesten-ne-suedi

Qeveria Maldive ka dënuar ashpër djegien e Kuranit të Shenjtë në Suedi, të kryer nga lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Stram Kurs, Rasmus Paludin.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maldiveve, Abdulla Shahid e kishte quajtur incidentin një “akt të neveritshëm të përdhosjes së Kuranit të Shenjtë”.

Kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s ishin ato që ndezën demonstratat. Turqia ka penguar aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Paludini kishte folur kundër Islamit dhe muslimanëve për gati një orë para se të përdhoste librin e shenjtë.

Lideri i Stram Kurs është i njohur për ideologjitë e tij radikale ndaj besimit islam dhe muslimanëve. Në prill të vitit 2022, që përkoi me muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, Paludin kishte njoftuar se do të nisë një fushatë mbarëkombëtare anti-islame për djegien e Kuranit të Shenjtë.

Ndërsa fushata anti-islamike e Paludin dhe partisë së tij çoi në trazira mbarëkombëtare, qeveria suedeze pretendoi se ishte liri e shprehjes. /mesazhi

Related posts

Lista Serbe rikthehet në Kuvend

Muhamet Ramadani

Influencerja irakiane vritet para shtëpisë së saj, pamjet rrëqethëse nga sulmi

admin

Presidentja Osmani priti homologun hungarez, Tamás Sulyok

Muhamet Ramadani