RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe BotëTurqi

Me vargje të Kuranit nxirret nga rrënojat e tërmetit

me-vargje-te-kuranit-nxirret-nga-rrenojat-e-termetit

Osman Fırat, i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmaraş në jug të Türkiyes, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit.

Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në vend.

Ekipet sot 104 orë pas tërmeteve kanë shpëtuar 47-vjeçarin Osman Fırat, i cili punonte si rreshter në Şırnak.

Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures el-Bekare nga Kurani i Shenjtë.

I lënduar nga rrënojat, Fırat falënderoi ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërgua në spital me ambulancë pas ndërhyrjes së parë në vendngjarje nga ekipet mjekësore.

Përkthimi i dy ajeteve të fundit të sures el-Bekare në gjuhën shqipe është:

“I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: ‘Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhrin. Kërkojmë faljen tënde, o Zoti ynë! Vetëm tek Ti është ardhmëria jonë’”.

“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit jobesimtar”.

Related posts

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

RTI

Kurti bisedon me Cholletin, kërkohet zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit

rezart morina

​Ministri italian: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, do të nisë Lufta e Tretë Botërore

rezart morina