RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për situatën në Karabak

putin-dhe-kryeministri-armen-diskutojne-per-situaten-ne-karabak

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan në lidhje me situatën në Karabak, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se gjatë bisedës u diskutua zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga krerët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë në vitin 2020 dhe 2022, përfshirë hapat për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në kufirin Azerbajxhan-Armeni, rivendosjen e lidhjeve ekonomike dhe transportuese dhe përgatitjen e një marrëveshjeje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Në bisedën ku është diskutuar edhe për situatën në Karabak, Putin tha se “Të gjitha problemet e shfaqura duhet të zgjidhen në mënyrë konstruktive, në kontakt të ngushtë dhe ndërveprim me paqeruajtësit rusë”.

Related posts

Shpëtohen 113 emigrantë të rrëmbyer nga një shtëpi në Meksikë

Muhamet Ramadani

Irani amniston 22 mijë protestues

admin

OKB paralajmëron se kolera po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë

admin