RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike

japonia-dhe-koreja-e-jugut-njoftuan-se-koreja-e-veriut-leshoi-raketa-balistike

Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se Koreja e Veriut kreu dy teste të raketave balistike në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), transmeton Anadolu.

Zyra e Shefit të Shtabit të Koresë së Jugut njoftoi se testet u kryen në drejtim të Detit të Japonisë në orën 07:47 dhe 08:00 me kohën lokale nga rajoni Hwanghae Veriore.

Sipas ministrisë japoneze të Mbrojtjes, raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi përshkuan 370 kilometra në ajër dhe ranë jashtë zonës ekskluzive kombëtare japoneze.

Mësohet se në rajon nuk ka pasur dëmtime në elementë ajror dhe detar.

Vlen të përmendet se testet janë kryer gjatë stërvitjes ushtarake të ushtrive të Koresë së Jugut dhe të SHBA-së, e cila do të zgjasë deri më 3 prill.

Related posts

Sulmi i fundit i Rusisë me mbi 500 raketa e dronë ndaj Ukrainës, Zelensky: Negociatorët tanë do të ripërshtatin strategjinë, Moska shfrytëzoi armëpushimin!

admin

KQZ certifikoi dje rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

admin

​Lajçak takoi senatorët amerikanë, diskutuan për situatën në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani