RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raporti: Zelensky po planifikon vizitën e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës në Ukrainë

raporti:-zelensky-po-planifikon-viziten-e-pare-ne-gjermani-qe-nga-fillimi-i-luftes-ne-ukraine

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po planifikon vizitën e tij të parë në Gjermani, që nga nisja e luftës, në 24 shkurt të vitit të kaluar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një raport, i cili bën të ditur këtë informacion.

Gazeta gjermane Bild po raporton se Zelensky planifikon të udhëtojë në qytetin SPA të Aachen në perëndim të vendit muajin e ardhshëm për të marrë çmimin “Charlemagne”.

Ky çmim që simbolizon kontributin në Bashkimin Europian, do t’i jepet presidentit dhe popullit ukrainas për “heroizmin” e tyre.

Organizatorët e çmimit kanë vlerësuar më parë “guximin, lidershipin dhe ndjeshmërinë” e Zelensky-t dhe thanë se populli i Ukrainës “meriton mirënjohjen më të madhe për mënyrën se si po mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vetëvendosjen”.

Bild thotë se kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë një fjalim lavdërues në ceremoni dhe “është planifikuar që Zelensky të vijë personalisht në Aachen”. /panorama

Related posts

Kurti: Sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike

admin

Pedagogia: Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve

admin

Sulm rus me dronë në Rumani, Mark Rutte: NATO është gati të mbrojë “çdo pëllëmbë” të tokës së saj

admin