RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Morawiecki: Fitorja e Ukrainës, çelësi i rritjes ekonomike globale

morawiecki:-fitorja-e-ukraines,-celesi-i-rritjes-ekonomike-globale

Fitorja e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë do të heqë barrierat që pengojnë rritjen ekonomike globale, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki duke iu drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Duke folur gjatë një paneli diskutimi në selinë e FMN-së, në Uashington, Morawiecki adresoi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe shkaqet kryesore të luftës në Ukrainë.

Kryeministri polak tha se efektet pozitive mund të shihen duke i dhënë fund varësisë nga hidrokarburet ruse, dhe se në këtë aspekt Polonia është treguar pak më e zgjuar se disa vende të tjera, duke u përgatitur paraprakisht për t’u tërhequr nga energjia ruse dhe ndërtimi i interkoneksioneve të gazit.

Në panelin për ekonominë botërore mori pjesë edhe drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva. /atsh

Related posts

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

admin

Zelenskyy: Plani i paqes i SHBA-së “duket më mirë”, por çështja territoriale më e vështirë

RTI

Osmani: Falë Ilaz Kodrës dhe mbi 3 mijë dëshmorëve të UÇK-së jemi të lirë

Muhamet Ramadani