RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lampeduza – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit – VIDEO

lampeduza-–-te-pakten-1-200-emigrante-ne-24-oret-e-fundit-–-video

Më shumë se 1200 emigrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusës në Mesdhe në vetëm 24 orë, deklaroi roja bregdetare.

Një varkë emigrantësh u mbyt gjatë natës në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit. Një varkë peshkimi shpëtoi 34 persona dhe gjeti një trup të pajetë.

Personat e shpëtuar u ngarkuan në një varkë patrullimi të Rojës Bregdetare italiane dhe u dërguan në Lampedusa. Të mbijetuarit thanë se rreth 20 persona ishin ende të zhdukur.

Njerëzit e shpëtuar vijnë nga Benini, Kameruni, Kongo, Guinea, Mali, Sierra Leone dhe Sudani i Jugut. /atsh

Related posts

Zgjedhja e presidentit, reagon ambasada gjermane dhe zyra e BE-së në Prishtinë: Të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën

admin

Shefi i inteligjencës gjermane: PKK-ja grupi më i madh terrorist i huaj në Gjermani

admin

Shkon në 100 numri i të vdekurve nga sulmi në xhaminë e Pakistanit

admin